Opozita protestoi sot për të disatën herë radhazi para Parlamentit, edhe pse në arenën e “betejës” munguan dy liderët Lulzim Basha në shesh përkrah qytetarëve dhe Edi Rama në sallë në drejtimin e mazhorancës.
Ish-deputetë të PD dhe LSI ishin ata që morën në dorë “frerët” e protestës, duke kërkuar njëzëri me qytetarët largimin e Edi Ramës dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme.
Mes turmës u dallua padyshim përfaqësuesja më simpatike e opozitës, ish-deputetja Grida Duma.
Ajo dukej sikur kishte sjellë pranverën në këtë tubim, pasi ngjyra e verdhë që mbante veshur kombinohej me buzëqeshjen e studentëve të saj që i qëndruan gjithmonë pranë.
Grida është pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale në UT dhe sot ishte e rrethuar nga shumë studentë të saj.