Që në kohën e fëmijërisë, Aleksei Usikov ka patur gjithnjë dëshirë të shpikë apo krijojë diçka të re. Shpikja e fundit. Një automjet gjysmë funksioni makinë e drejtuar nga një kalë i mundëson atij të udhëtojë në Bjellorusi.
“Është më i besueshëm. Ky mjet nuk të lë kurrë në baltë’’, shprehet fermeri 31 vjeç, banor i qytezës së vogël të Kniajitsy në rajonin e Moguilev, në lindje të ish-republikës sovjetike që ndodhet në portat e BE-së.
Historia e këtij mjeti të pazakontë transporti nisi kur një fqinj i dhuron Alekseit pjesët e një Audi të vjetër 80. Djaloshi e çmonton skeletin e makinës duke i hequr motorrin, timonin dhe bashkëngjit një nyjë kalimi për frerët e kalit të tij.
‘’Tani ky model është Audi im 40 pasi i mungon gjysma’’, pohon ai me humor.
Fermeri e përdor mjetin për të shkuar në punë në një fermë kolektive, ku është i punësuar për t’u kujdesur për bagëtinë për 200 euro në muaj, si dhe punë të ndryshme në fushë.
Me emër në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik për cilësinë e produkteve bujqësore, ekonomia bjelloruse numëron në pjesën më të madhe ferma shtetërore që emërtohen akoma me termin “e kooperativave bujqësore”, që datojnë nga kolektivizimi sovjetik./atsh