TV21 mëson se qeveria në Shkup është duke e shqyrtuar seriozisht legalizimin e ‘barit’!
Kjo nismë, siç thonë burimet e afërta të TV21 me kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, ka për cak “marihuana turistët” të huaj.
Qeveria planifikon, që në fazën e parë testuese, të krijojë dy mini-Amsterdam ballkanikë, Ohrin dhe Strugën.
Turistët evropianë Amsterdamin në Holandë e kanë adresë të parë, për të pirë bar!
Qeveria në Shkup ka kryer edhe analiza ekonomike, të cilat tregojnë se legalizimi i marihuanës do të sillte zhvillim të shpejt të turizmit në dy qytetet buzës liqenit!
Asnjë vend i rajonit, nuk e ka të legalizuar shitjen e kontrolluar të marihuanës, dhe “kjo gjë do ta vendoste në avantazh Maqedoninë në krahasim me fqinjët”, thotë burimi i TV21!