Një 24-vjeçare nga Britania e Madhe i mori jetën vetes së saj, pasi e bllokoi frymëmarrjen duke provuar të fuste sa më shumë biskota “Jaffa” në gojën e saj.
E reja ndërroi jetë, pasi loja që nisi si sfidë gjatë një feste shkoi keq dhe rrugët e frymëmarrjes ju bllokuan.
Bethan Gaskin, iu errësua pamja dhe ndaloi së marri frymë kur i mbetën biskotat në fyt, ndërsa provonte t’i largonte nga goja.
24-vjeçarja, që ishte nënën e një fëmije humbi ndjenjat në shtëpi dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Lincolnshire për trajtim.
Kur mbërriti në qendrën spitalore, e reja me profesion terapiste estetike pësoi sulm në zemër dhe ndërroi jetë pas pesë ditësh.