Një 15 vjeçar ka fituar rreth 16. 5 mijë euro dhe me këtë është milioneri më i ri në vend nëse kjo shumë konvertohet në valutën shtetërore-denarë. Nga ana tjetër, milioneri më i moshuar është një 98 vjeçar. Drejtoria e të Ardhurave Publike i bëri të ditura edhe fitimet e tjera më të larta të fituara në vitin 2017. Rekordin për fitime në nivel vjetor e mban një banor i Shkupit i cili në DAP ka deklaruar 3.5 milionë euro të ardhura bruto.
Rroga më e lartë bruto për vitin 2017 është paguar në sektorin e shëndetësisë dhe është 167 milionë e 677 mijë e 11 denarë. Në të njëjtin vit fitimi dhe kompensimi më i lartë shtesë nga marrëdhënia e punës është 46 milionë e 307 mijë 898 denarë në nivel vjetor – tha Sonja Lukarevska, drejtore e DAP.
Të dhënat e DAP-it tregojnë se pensionistët e Shkupit dhe Manastirit fitojnë më mirë. Ata përveç pensioneve kanë të ardhura edhe në baza të tjera. Ndërsa një banor i Tetovës ka pasur fitime më të mëdha nga lojërat e fatit si Loto, bastore ose kazino dhe për tërë vitin ka deklaruar fitim prej 162 mijë euro.
Sa i takon fitimit më të madh kapital, është realizuar nga një banor i Prilepit dhe është 43 milionë e 973 mijë e 500 denarë” – deklaroi Sonja Lukarevska, drejtore e DAP.
Edhe më tej farmacia dhe informatika janë sektorët me rroga më të mira. Thuajse 46 mijë qytetarë në vitin 2017 kanë dorëzuar deklarata tatimore. Diçka mbi 24 mijë qytetarë kanë të ardhura vjetore bruto mbi 1 milion denarë, ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve apo 438 mijë kanë realizuar të ardhura bruto që lëvizin prej 100 mijë deri në 1 milion denarë në nivel vjetor.