Rrjeti më i madh social në botë Facebook ka mbyllur 2632 faqe, grupe apo profile te rrejshme të cilët kanë mashtruar lexuesit. Facebook sqaron se mes faqeve te mbyllura, 212 janë me origjinë nga Maqedonia dhe Kosova. Administratorët e faqeve të mbyllura kanë postuar materiale me përmbajte religjioze dhe nacionalizëm, shkak kjo që ka quar në mbylljen e faqeve të tyre.
Ne kemi hequr 212 faqe, grupe dhe llogari nga Facebook, që ishin të angazhuara në sjellje të bashkërenduar joautentike që kishin origjinën në Maqedoni dhe Kosovë. Individët që qëndronin pas kësaj veprimtarie vepronin me llogari të rreme për të administruar faqet që ndanin përmbajtje të përgjithshme, jo specifike, si astrologjia, këshilla për bukurinë. Ata po ashtu kishin një numër të vogël të faqeve që kishin për qëllim përfaqësimin e komuniteteve politike në Australi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – që kishin postuar tema religjioze dhe politike si nacionalizmi, islami dhe figura politike. Megjithëse u përpoqën të na keqinterpretonin, gjetëm që këto faqe, grupe dhe llogari ishin të lidhura me një rrjet individësh që vepronin në Maqedoni dhe Kosovë”. – kanë njoftuar nga Facebook.
https://youtu.be/oskFrKg1y2U
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nuk janë konsultuar nga Facebook-u për një hap të tillë, mirëpo e përshëndesin këtë iniciativë për sanksionimin e faqeve që shpërndajnë lajme të rrejshme. Zëdhënësi i MPB-Toni Angellovski thotë se në mënyrë permanente bashkëpunojnë me Facebook-un kur faqe apo llogari të ndryshme përdorin Facebook-un për të shpërndarë gjuhë të urrejtjes, për të kërcënuar dikë ose për të shpërndarë materiale me përmbajtje ksenofobike.
Sipas statistikave të publikuara nga Facebook, vetëm në Maqedoni dhe Kosovë mbi 600 mijë njerëz kanë qenë lexues të faqeve të mbyllura, apo ndryshe thënë, kanë qenë target i lajmeve të rrejshme të publikuara nga administratorët e faqeve.