Afati i shtyrjes së Brexit ishte 12 Prill, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë për një dalje të rregulluar me marrëveshje të Britanisë së Madhe nga BE.
Kryeministrja britanike, Theresa May i ka kërkuar Bashkmit Europian shtyrjen e Brexit. May u lutet BE-së që të zgjasë aftin e daljes nga BE deri më 30 qershor.
Në të njëjtën kohë Britania e Madhe do të bëjë përgatitje për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane, thuhet në letrën drejtuar kreut të Këshillit të BE, Donald Tusk.
Nëse të dyja palët e kanë ratifikuar marrëveshjen e daljes nga BE më parë, atëherë dalja nga BE do të hyjnë fuqi.
Në një prononcim pak më parë, Donald Tusk kishte kërkuar shtyrjen e Brexit me një vit. Ai tha se do t’ua propozojë këtë 27 vendeve anëtare ditën e sotme.
Në Londër Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë së Madhe ka refuzuar 3 herë marrëveshjen me BE dhe nuk ka rënë në ujdi për asnjë plan të daljes nga Bashkimi Europan.