Zgjedhjet lokale të së dielës në Turqi rezultuan në një goditje të madhe për presidentin Rexhep Taip Erdoan dhe aleancën e tij në pushtet. Aleanca për Zhvillim e Drejtësi [AKP] dhe koalicioni nacionalist MHP humbën qytetet më të mëdha të Turqisë ndaj opozitës premtoi një frymë ndryshimi në nivelin lokal. Tranzicioni politik në Stamboll dhe Ankara është kritik duke marrë parasysh se këto qytete mbaheshin nga ‘familja’ politike e Erdoganit që prej vitit 1994. Humbja në Stamboll është po ashtu e lidhur me simbolizëm duke qenë se qyteti lidhet me ngjitjen e Erdoganit në majën e pushtetit politik në Turqi. Ai u rras në politikën kombëtare si një kryetar i ri e premtues i Stambollit, duke fituar ngushtë komunën para 25 vitesh. Kështu që pyetja është se si një lider deri tash i pamposhtur e humbi fuqinë, edhe pse ia doli të konsolidonte pushtet për aq shumë kohë.
Shpjegimi i parë ka të bëj me ekonominë shtetërore të Turqisë, që në shumë mënyra ka treguar të jetë mikja më e mirë për demokracinë turke. Zgjedhjet u mbajtën derisa recesioni po e bënte namin, e para në vend që prej një dekade. Familjet turke kanë nisur të vuajnë nga impakti i krizës së fundit të verës, që çoi në inflacion më të lartë dhe i gërreu standardet e të jetuarit. Ngadalësimi ekonomik ka lënë vraga në punësim, me papunësinë totale që shkoi deri në 14% në Nëntor dhe me papunësinë te të rinjtë në 24%. Për dallim nga disa juridiksione autoritare, Turqia nuk është një shtet që varet nga huatë që të blejë besnikërinë politike të qytetarëve. Qeveritë turke duhet të krijojnë kushtet për një ekonomi tregu stabile e mirëfunksionuese në mënyrë që të kënaqin aspiratat e elektoratit. Çdo shkëputje e gjatë nga parimet e qeverisjes së mirë – që përfshin degradimin e rendit të ligjit, transparencës dhe llogaridhënies, po ashtu si cënimin e lirive politike dhe ekonomike – do të ketë çmim së pari ekonomik e më pas paevitueshëm edhe politik. Ky është shoku që erdhi në sipërfaqe të dielën e kaluar.
I dyti shpjegim lidhet me një ndryshim dramatik në performancën e opozitës turke të nënvlerësuar për shumë kohë. Kësaj here, opozita ia doli të mashtronte Erdoganin dhe partinë e tij. Së pari, e majta e qendrës CHP-ja dhe e djathta e qendrës IYI performuan më mirë se koalicioni qeveritar sa i përket sjelljes votuese. Në vende ku kishte kandidat të përbashkët me prapavijë të CHP-së, elektorati i IYI-t votoi i gjithë për CHP-në, dhe anasjelltas. Në kontrast, votuesi i MHP-së ishte i ndarë në mbështetjen për kandidatët e AKP-së, veçanërisht në zona metropolitane të Turqisë perëndimore. Aleanca opozitare mori shtytje të madhe po ashtu nga votimi taktik i elektoratit pro-kurd të HDP-së.
Edhe më e rëndësishme ishte çështja e vetë kandidatëve. Edhe në Ankara por edhe në Stamboll, opozita vuri kandidatë që ishin të gatshëm dhe mund të mbërrinin votues përtej bazës elektorale. Në Ankara, Mansur Yavas mori shumicën në votimin kombëtar. Në Stamboll, Ekrem Imamoglu ishte i aftë të merrte një pjesë të votuesve konservatorë. Ai e konsolidoi imazhin e një lideri të ri kur u tregua i matur në natën në të cilën politikani i moçëm ish kryeministër, në mënyrë të pamatur shpalli fitoren e AKP-së.
Pasojat e fitores opozitare në këto zgjedhje lokale do të jenë domethënëse. Por duhet të vendosen në kontekst të drejtë – që është se, pavarësisht goditjes, Erdogani dhe AKP-ja mbeten forcë dominonte në politikën turke. Të dielën, aleanca qeveritare mori 51% të votave kombëtare. Por, fitorja në këto zgjedhje komunale do të forcojë opozitën politike. Do të përfitojë nga kontrollimi i qeverisjeve lokale në zemrën e ekonomisë së Turqisë.
Opozita tash ka në komandë qytete që përbëjnë 65 për qind të GDP-së kombëtare. Sfida e menjëhershme është të arrihet dhe të kalohet shërbimet standarde të ofruara nga qeveritë lokale të AKP-së në dekadat e kaluara. Asaj po ashtu i vyen ta çimentojë aleancën e saj në nivel kombëtar, diçka që do të fasilitohet në një modern më gjithëpërfshirëse.
Për Erdoganin, sfida do të jetë që të kapërcehet perceptimi i dobësisë menjëherë pas kësaj humbjeje elektorale. Shqetësimi i menjëhershëm do të jetë forma e ekonomisë. Pasuritë e tij politike do të varen nga shpejtësia me të cilën do ta kthejë Turqinë në rrugën e një zhvillimi të qëndrueshëm. Rreziqet nuk janë të neglizhueshme marrë parasysh që hapat sipërfaqësor drejt diçkaje të tillë nuk do të mjaftojnë. Do të vyejnë reforma të thella dhe sundim i rendit dhe ligjit.
Zgjedhjet lokale kanë dëshmuar se pavarësisht arritjes së një shkalle të jashtëzakonshme të centralizimit të pushtetit, Erdogani dhe AKP-ja mbesin të lëndueshme nga ekonomia dhe politika, ashtu siç edhe duhet të jetë në një demokraci normale. Kështu që në shumë forma, fituesi i së dielës ishte imazhi i politikës Turke, si në shtëpi ashtu edhe jashtë. Pavarësisht shumë problemeve të mëdha, demokracia turke ka treguar qëndrueshmërinë dhe vibrancën e saj, dhe ka bërë me shenjë matanë politikave populiste e përçarëse.
Opinioni është marrë nga The Guardian.