Nga 22 ministri, pesë prej tyre në faqet zyrtare të internetit nuk respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Faqet e tyre funksionojnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe disa edhe në atë angleze. Qeveria dhe 17 ministritë e mbetura edhe pse ofrojnë mundësinë që faqet të mund t’i kalojmë edhe në gjuhën shqipe dhe atë angleze, të njëjtat në këto dy gjuhë nuk janë të përditësuara. Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, e cila gjithashtu bën pjesë në grupin e mësipërm, thonë se çdo ministri është vet përgjegjëse për përditësimin e faqes.
Momentalisht çdo ministri është vet përgjegjëse. Një pjesë e faqeve nuk janë të unifikuara dhe nuk posedojnë standardet e nevojshme për përditësim”- thonë nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.
https://youtu.be/PzlT2NZRlzM
Në faqen e Qeverisë dhe të të gjitha ministrive, kur të njëjtat i kthejmë në gjuhën shqipe, kategoritë figurojnë shqip, por materialet brenda në nënkategori janë në gjuhën maqedonase. E njëjta dukuri vërehet edhe tek ministritë e mëposhtme, tek disa prej të cilave ministri është shqiptar.
Nga 22 ministri, dy faqe zyrtare me të njëjtin dizajn nuk i gjen dot. Disa prej tyre janë ndërtuar 10 vjet më parë dhe nuk plotësojnë standardet për t’u quajtur të tilla, pasi më shumë luajnë rol informues dhe jo urë lidhëse për transparencë me qytetarët. Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë thonë se së shpejti do të zgjidhen të dyja problemet, zbatimin e plotë dhe të drejtë të gjuhës shqipe dhe unifikimin e faqeve në strukturë dhe pamje.
Momentalisht Ministria e Informatikës dhe Qeveria po shqyrtojnë mundësitë për financim dhe bisedojnë për procesin e krijimit të faqeve të reja të ministrive. Për unifikimin e strukturës dhe pamjes. S ë shpejti për këtë qëllim do të formohet edhe një grup punë. Faqet e reja do të përmbajnë edhe standardet për personat me aftësi të kufizuara. Të gjitha faqet do të funksionojnë në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase”- thonë nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.
Sipas ligjit për përdorimin e gjuhëve, Institucionet duhet që në afat prej gjashtë muajsh të fillojnë me. Gjobat e parashikuara në ligj për mosrespektimin e të njëjtit lëvizin prej 4 mijë deri 5 mijë euro për institucionin, ndërsa 30% e kësaj shume për personin zyrtar në institucionin përkatës.
Evi Shkopi