Ballina Kronika Kërkohej për vuatje dënimi në Maqedoninë e Veriut, ndalohet në Istog të...

Kërkohej për vuatje dënimi në Maqedoninë e Veriut, ndalohet në Istog të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person që ishte arrestuar më 12 mars 2019 në Istog do të ekstradohet për në Maqedoninë e Veriut, pasi i njëjti ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shtetit fqinj.

M.I. i lindur më 1981 ishte në kërkim nga Maqedonia e Veriut për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Ai ishte dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa kishte ikur nga burgu dhe tashmë i ka për t’i vuajtur edhe rreth 7 vjet.

“Ky person tashmë ishte arrestuar me 12 Mars 2019 nga njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), por duke pasur një rast ‘mundësim i ikjes për persona të arratisur’ ishte ndaluar nga Gjykata Themelore e Pejës, dega në Istog. Sot pasi kishin përfunduar procedurat nga Gjykata Themelore e Pejës, Dega ne Istog dhe i njëjti ishte lënë i lirë, ai është arrestuar nga hetuesit Policor të Rajonit të Pejës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Prishtinës dhe është në mbajtje për 48 në mënyrë që të vazhdohet me procedurat e ekstradimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

M.I. brenda afatit prej 48 orëve do të paraqitet para Gjykatës Themelore për Krime të Rënda në Prishtine.