Ballina Kronika Grabitësit e Rinasit pritën sa zbriti Presidenti Meta nga avioni (VIDEO)

Grabitësit e Rinasit pritën sa zbriti Presidenti Meta nga avioni (VIDEO)

Në momentin kur ndodhi grabitja në Rinas, aeroporti ka qenë në masa të forta policie. Shkak i këtyre masave ka qenë zbritja në pistë e avionit ku ndodhej Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili kthehej nga një vizitë zyrtare në Austri.

“Ka qenë Garda e Republikës në aeroport, sepse është kthyer Presidenti i Republikës nga Austria. Po ashtu do të nisej disa orë më vonë dhe zyrtari amerikan Methju Palmer”, – tha gazetari Artan Hoxha në “Opinion”.

Sipas tij grabitësit kanë pritur të largohet Garda dhe më pas kanë vepruar. Hoxha tha se autorët kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e vlerave monetare si dhe për oraret. /Opinion.al