Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Gostivar, i shoqëruar edhe nga kreu i Alenacës Shqiptare, Ziadin Sela si dhe nga kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Kandidati për president, Blerim Reka tha se në thelb të fushatës qëndron Republika kundër shtetit privat e të kapur dhe Republika me perspektivë – kundër shtetit të zbrazët, përcjellë INA.
“Shteti nuk është pronë private, por trashëgimi e gjithë qytetarëve të saj si të barabartë. Republika nuk njehë demokracinë e dozuar për “kombet statistikore”, të cilëve u lejohen aq të drejta sa përqind janë. Në Republikë, nuk ka “dhënie” të drejtash, sepse ato janë të drejta natyrore si shtetas të këtij shteti, e jo nga diskrecioni i pushtetit që vendosë se: kujt, kur, e sa të drejta do ti lejohen”, theksoi kandidati Reka.
Sipas tij, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nuk është i detyrueshëm, por vullnetar.
Vetë vendosim nëse do bëhemi pjesë e tyre. Përderisa BE-ja afron vlera, kurse NATO siguri, kjo krijon një perspektivë të përgjithshme në vend, i tërheq investitorët e huaj që të vijnë brenda dhe paranadalon qytetarët që të ikin jashtë. Mungesa a perspektivës e zbrazi për një çerek popullatën e vendit, kurse paralajmërimet janë që deri në 2030 mund të ikë edhe çereku tjetër i popullsisë. Mungesën e perspektivës nuk e bjen vetëm papunësia, por edhe lodhja e qytetarit nga nepotizmi dhe korrupsioni. Nga mungesa e sundimit të ligjit dhe nga gjyqësori i politizuar. Nuk ka perspektivë poashtu kur vendi me vite është ndër më të ndoturit në botë’’, theksoi Reka. (INA)