Shkrirja e borës nxori në pah një sërë problemesh në infrastrukturën rrugore në Tetovë. Puseta të hapura, gropa të shumta dhe trotuare të dëmtuara, të cilat prej kohësh presin të riparohen. Kështu duket rruga industriale, rruga Tetovë-Jazhincë ndërsa situata është akoma më keq në rrugët dytësore të qytetit. Banorët shprehen të revoltuar nga mos efikasiteti i institucioneve kompetente dhe thonë se shpesh herë vet iniciativë të bëjnë sanimin e gropave.
“Nuk mirëmbahen aspak, asfalti jo kualitativ, gropat bëhen dhe nuk i meremetojnë, i lënë ashtu. Edhe popullata nuk ka më vullnet as të punojë asgjë”.
“Ka nevojë për gropat të intervenohet ka nevojë, ja i shihni vetë, po kush ti bëje. S’ka organizim të vinë ti rregullojnë gropat, me copa copa nuk shkon, siç e shihni vet”.
“Kjo është turp të lihen kështu, turp është. Paguajmë për veturat, regjistrimet ama kot kjo është e turpshme. Shpesh vendosim rërë vet por nuk mban ajo. Në mëhallën tonë njëjtë, i kanë shënuar se do i mbushin por jo asgjë, i thyem makinat nëpër to”.- theksuan banorët e intervistuar
“Në të shumtën e rasteve gropat mbulohen në këtë mënyrë, me pllaka bekatoni, të cilat, përveç që nuk zgjidhin problemin madje rrezikojnë edhe banorët”.
Situatë e njëjtë mbretëron edhe me rrugët e komunave rurale. Problemi më i madh është se, çarjet më të shpeshta, paraqiten tek rrugën që janë të asfaltuara para vetëm një apo dy viteve. Të pyetur për problemin në fjalë, nga komuna e Tetovës thonë se sanimi i rrugëve do fillojë me përmirësimin e kohës, edhe atë me mjete nga Banka Botërore. Ndërkohë që nga ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë thonë së shpejti do të fillojë edhe asfaltimi i rrugës rajonale Tetovë-Poroj.