Ballina Aktualitet Lajme Promovohet libri i ri “Komuna Zhelinë Dikur dhe Sot” i autores Fatime...

Promovohet libri i ri “Komuna Zhelinë Dikur dhe Sot” i autores Fatime Sherifi (FOTO)

Sot në hapësirat e Komunës së Zhelinës u promovua libri i parë i autores Fatime Sherifi i titulluar “Komuna Zhelinë Dikur dhe Sot”.

Autorja Sherifi në bashkëpunim me profesorin Shpëtim Cami me botimin e librit kanë prekur historinë e komunës së Zhelinës, duke përfshirë qeverisjen lokale, arsimin, sistemin shëndetësor, kulturën, artin, biznesin dhe shoqërinë civile në të gjithë komunën.

Në promovimin e librit morrën pjesë, familjarë, miq dhe qytetarë, përfshirë edhe kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i cili iu drejtua të pranishmive me disa fjalë, dhe duke iu uruar sukses të mëtejshme autores Fatime Sherifi.

Fjalimi i plotë i autores Fatime Sherifi:

I nderuar Kryetar i Komunës së Zhelinës z.Blerim Sejdiu, i nderuar artisti i njohur nga Zhelina z.Zeqir Memeti, të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotri mirë se keni ardhur. Të pranishëm, para se të filloj të rëfehem në lidhje me iden, bashkpunimin, dhe përmbajtjen e këtij libri do të doja të falemenderoj atë i cili u bë shkak për realizimin e këtij libri me vlerë historike.

Falemenderoj dhe vlersoj tej mase për mbështetjen dhe bashkpunimin e frytshëm profesorin tim z. Shpetim Cami i cili meriton mirënjohjet më të sinqerta. Falemenderim nga zemra kam edhe për familjen time për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer.

Falemenderoj babin tim i cili pikërisht tani gjendet përball meje që morri rrugëtimin nga Gjermania për të qenë prezent sot, në këtë ditë kaq të veçantë për mua. Ndjehem e bekuar që kam një baba i cili gjithmon ka qenë afër meje t’më përkrah në gjithçka çfarë kam bërë deri më sot dhe të cilit ja dedikoj këtë sukses. Gjëja më e bukur është të shohësh prindin të ndjehet krenar dhe të dish se ti je arsyeja e asaj krenarie.

Falemenderoj edhe nënën time e cila për shkaqe subjektive fizikisht nuk është pran meje, por, edi që shpirtërisht është me mua. E falemenderoj që gjithmon ka ditur se si ta përmbush detyrën e saj si nënë, nuk e kam fjalën vetëm për sakrificat e mëdha që ka bërë për në jetë, atë e falemenderoj edhe për mbështetjen e gjithhershme, dhe për edukatën që më ka dhënë.

Dua ta bëj të lumtur duke i treguar saherë kam mundësi që jam e zonja dhe e vlersuar në punët që bëj. Si dhe falemenderoj të gjithë ata që më vlersuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe. Të nderuar të pranishëm, të gjithë ne e dim se kur dashuria, respekti, mëshira, dituria, trimëria, atdhedashuria bëhen pjesë e shoqërisë tonë atëherë gjurmët e mirësisë fillojnë të paraqiten kudo në vend, kështu lindi edhe ideja jonë për të botuar një libër.

Në fillim duke menduar se si ti ofrojm vendit dhe qytetarëve diçka të dobishme dhe të frytshme. Si pikënisje ishte realizimi i një reviste mujore bashk me studentët tjerë të univerzitetit por meqë ata nuk shprehën interes unë nuk desha që kjo ide të shuhet, doja dhe dua që të bëj më të mirën për vendin tim, sepse çdo ditë që nuk punojm për vendin i kemi bërë dëm vendit.

Në këtë mënyrë u zhvilluan idet tona duke shprehur propozime të ndryshme dhe si përfundim u vendos që të startojm me realizimin e ides të propozuar nga profesori Shpëtim Cami. Për botimin e një libri si një burim dije duke i nxit lexuesit që të pasurohen sa më shumë me informacione rreth historisë së këtij vendi.

Duke u bërë me dije se sa më larg ta kthejm kokën nga historia aq më larg do ta shohin të ardhmen. Të pranishëm, më lejoni që shkurtimisht të flas për përmbajtjen e librit i cili ka të bëj me historinë dhe sferën e ndryshme të këtij vendi si atë: të qeverisjes lokale, arsimit, sistemit shëndetsor, kulturës, artit, biznesit dhe shoqërisë civile.

Unë personalisht kam kontribuar në maximum në lidhje me marrjeen e informacioneve të drejtpërdrejta, duke udhëtuar dhe vizituar objektet konkrete për të cilat është paraparë që të jenë pjesë e këtij libri.

Gjatë këtij rrugëtimj kam hasur në vështirësi duke u ballafaquar me situata të pakëndëshme, pasi jo çdokush pranonte të jepte informatat e nevojshme për rrumbullaksimin e këtij historiku, por, megjithatë unë nuk u dorëzova snjëherë, me durim të plot i përballova vështirësitë kurse me këmbëngulje dhe vendosshmëri arrita qëllimin tim.

Si dëshmitare të gjithë këtij procesi kam motrën time Ganimet Sherifi të cilën dua ta falemenderoj publikisht për mbështetjen e pa lodhshme dhe për sigurinë që më bënë të ndjej se çdo hap që do ta ndërmarr do të kor sukses. Andaj kam një mesazh për të gjith ju të pranishëm.

N’mos u bëfsh dëshmor i kombit, bëhu pen e dijetarit. Në një mënyr apo një tjetër, kontribo për atdheun, interesat e qytetarit.

Të nderuar të pranishëm, ju falemenderoj përzemërsisht që më nderuat me prezencën tuaj.

E vlersoj shumë pranin tuaj, pasiqë keni ndar me ne kohën tuaj, përpjekjet tuaja, andaj ju shpreh mirënjohje për secilin veç e veç që nuk më latë vetëm në këtë ditë madhështore.

Ju faleminderit!