Ballina Aktualitet Lajme Në Tetovë profesorët grumbulluan mbeturina që të ngrihet vetëdija ekologjike

Në Tetovë profesorët grumbulluan mbeturina që të ngrihet vetëdija ekologjike

Tetovë, 26 prill – Me iniciativë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore profesorët e atjeshëm, të punësuar në institucion dhe personalitete të njohura sot zbatuan aksion ekologjik për pastrimin e qytetit.

“Bëjmë një aksion për pastrimin e qytetit dhe me këtë të nxisim ngritjen e vetëdijes ekologjike te qytetarët jo vetëm për shkak të nevojës që edhe ata të kontribuojnë për këtë por më shumë në mënyrë parandaluese të veprojnë për ruajtjen e pastërtisë së qytetit. Qytetit nën Sharr nuk i ngjan që të jetë i ndotur kështu si është, ndërsa vlerësojmë se kjo porosi duhet të shkojë edhe në drejtim të atyre që më shumë sillen në mënyrë të pahijshme gjatë menaxhimit së pari edhe personalisht edhe familjarisht”, tha rektori Bexheti.

Në aksion morën pjesë edhe anëtarët e rok grupit “Elita 5”, nga shoqata “Nëna dhe fëmija” me qëllim që të ngrihet vetëdija ekologjike te popullata.

“Gjithmonë jemi për këto iniciativa që të ndihmojmë aq sa mundemi që të kemi një qytet më të pastër sepse Tetova e meriton. Gjithmonë do të jemi për këto iniciativa. Duhet të jetë nxitje për të gjithë qytetarët që të jenë më të vetëdijshëm, të kemi ambient më të pastër. Do të dëshiroja që njerëzit të jenë më shumë të vetëdijshëm. Ne jemi grup i cili shpesh udhëton në Evropë, shohim qytete të pastra, shohim qytetarë të cilët e pastrojnë qytetin e tyre dhe do të dëshiroja ta shoh këtë edhe në qytetin tim. Pak nga pakë do të vetëdijesohen”, tha Arif Zimberi nga grupi “Elita 5”.

Universiteti i Evropës Juglindore mbi 10 vite zbaton Plan aksional klimatik në drejtim të ruajtjes së mjedisit jetësor. Vetë krijojnë energji elektrike me panelë fotovoltaikë e cila shfrytëzohet për ngrohjen e hapësirave dhe me këtë edhe uljen e emisionit të dioksid karbonit. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews