Nga Beqir SINA/
Mbrëmë në një nga mjediset e bukura natyrore buzë adratikut , hotelin “Grand Hotel” në Golem, 50 studentë nga Sanxhaku ( Pazari i Ri, Tutini dhe Sjenica) – këndonin e vallëzonin shqip, madje edhe me kostumet folklorike shqiptare dhe mbanin flamurin shqiptar – flamurin kuq e zi në krye të bajrakut.
Nën përkujdesjen e atij që qëndron pas kuintave të këtyre viizitave patriotike, Ambasadorin Flamur Gashi, dje filluan një vizitë 5 ditore, në Shqipëri dhe Kosovë…një grup studentësh shqiptar nga Sanxhaku, një vizitë kjo që ambasadori i diplomacisë patriotike, z. Flamur Gashi, e ka quajtur” …rikthim te gjaku i të parëve të tyre !” vizitë e cila vjen me njëherë pas asaj që për herë të parë mbas 300 vjëtëve bën Arbanasit ose sic i njohim ne ata arbëreshët e Zarës në Kroaci – javën e kaluar.
Studentët e Snaxhakut, qëndruan këtë vikend në Krujë dhe Tiranë prej nga nisën edhe këtë vizitë dhe sollën festë e mall për shqiptarët. Mbrëmë ata të akomanduar në Grand Hotel në Gloem të Kavajës gëzuan për disa orë një mbrëmje kuq e zi me valle e kënge shqiptare…”Vallja e Tiranës”- “Vallja e Kosovës” , dhe valle të tjera me motive nga Shqipëria e Mesme, e ngritën në “kup të qiellit” gëzimin e këtyre studentëve që po ashtu kënduan “Shqipëri o Nëna Ime” dhe këngë tjera mbushur plot emocion.
Duke biseduar me një nga studentëtqë udhëhiqte grupin e tyre – në Grand Hotel në Golem të Kavajës, studentët shqiptarë ishin të interesuar të dinin për shqiptarët e Amerikës, se si e kan ruajtuar e trashëguar ata kulturën e traditën shqiptare, në Amerikë, si dhe mbajnë kaq mirë lidhejet e tyre me vendorigjinën e tyre.
Ndërsa, në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë ata e bënë fotografi përball monumentit të Skënderbeut.
Njëri prej shoqëruesve të këtyre studentëve na tha se : “Shqiptarët e Sanxhakut në ditët e sotme konsiderohen si boshnjak dhe turq . Të rinjët nuk e dijnë fare gjuhën e mëmës së tyre , por e kundërta ndodh me pleqët , të cilët e dinë atë shumë rrjedhshëm”, tha ai duke shtuar se : “Duhet punuar më shumë nga dy shtetet tona Shqipëria e Kosova, që t’i shtojnë lidhjet e tyre me vendorigjinën ose vendin e të parëve të tyre Shqipërinë dhe Kosovën, sic është edhe kjo vizitë që i shërben edhe më shumë këtyre lidhjeve shpirtërore”.
Sanxhaku, që sot njihet vetëm me këtë emër, më parë quhej Sanxhaku i Jeni Pazarit ose i Pazarit të Ri. Sanxhaqet ishin njësi administrative të Perandorisë Osmane, fillimisht si nën-ndarje e ejaleteve e më pas e vilajeteve. Puna rrodhi ashtuqë duke qenë Sanxhaku i Jeni Pazarit më i përmendur e më i njohur për shkak të interesimit austriak, filloi të përdorej emërtimi i shkurtë Sanxhak, që ka mbetur edhe sot. Shumëkujt i bën përshtypje përfshirja e Sanxhakut në hartën e Shqipërisë etnike.
Sot Sanxhaku zyrtarisht ka një popullësi boshnjake si shumicë, dhe një pakicë të konsiderueshme serbe. Shqiptarët jetojnë vetëm në tri fshatra të rrethinës së Rozhajës, sipas regjistrimit zyrtar.Studiues dhe historian, publicist dhe shkrimtar po merren shumë me atë se si erdhi deri te humbja e popullësisë shqiptare, apo pse ajo trevë me popullësi boshnjake sot pretendohet nga nacionalistët shqiptarë. Të dhënat rreth përqindjes së popullësisë gjatë shek. XIX janë mjaft kontradiktore dhe konfuze. Arsyet për këtë janë kryesisht shtrirja e Sanxhakut në pjesët margjinale të territorit shqiptar, si dhe prania e popullësisë sllave krahas asaj shqiptare, e sidomos shpërndarja ka qenë e atillë që të krijojë përshtypjen sikur kemi të bëjmë me krahinë sllave, sepse boshnjakët, qofshin këta sllavë apo shqiptarë të posa asimiluar, jetonin në qytetin e Pazarit të Ri, duke qenë kështu më të dukshëm për çdo vizitor të jashtëm, ndërsa shqiptarët duke jetuar në fshatra ishin të izoluar.
Nuk mund të trajtojmë këtu çështjen e autoktonisë së shqiptarëve në këtë trevë sepse kjo nuk i përket shekujve XIX dhe XX, kur popullësia shqiptare ishte e stabilizuar në Sanxhak. Por gjurmë të shqiptarëve gjenden në mesjetë dhe në periudhën osmane ndërsa shqiptarë të tjerë kishin ardhur në shekujt XVII – XVIII, nga Malësia, Plava e Gucia, dhe Rugova, kryesisht të fiseve Shkrel e Kelmend por edhe fise tjera, thuhet simbas një studimi në kërkuesin e internetit Google.