Boksieri tetovar Lulzim Bajrami, ka fituar edhe një titull në kategorinë e boksierëve profesional. Luli kësaj radhë në menaxhim të Azem Ceka, si menaxher i ndeshjeve të tij, ka fituar brezin në kategorinë profesionale të boksit GBU, kundrejt boksierit finlandez Janne Rantanen.
Ndeshja është zhvilluar në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa fitorja e Lulzim Bajramit, ka ardhur në raundin e shtatë, edhe atë me nokdooun, ka mposhtur kundërshtarin e tij, dhe duke i marrë kështu edhe brezin për mjeshtër evropian të boksit.
Përndryshe, kjo është ndeshja e pestë me radhë e Lulzim bajramit, boksierit të pamposhtur Tetovar, i cili natë më parë, shënoi edhe fitoren e pestë me radhë.
Luli është një ndër boksierët më të suksesshëm të klubit Tough Gym Hamburg, nën drejtimin e trajnerit të tij Human Nik.
Kliko VIDEO