Dy këmbësorë kanë pësuar dëmtime pasi që janë përplasur nga makina e tipit “Fiat Punto”, e drejtuar nga 19-vjeçari me inicialet I.B. nga Shkupi, transmeton Tetova News.
Këmbësorët me inicialet A.SH.(44 vjeç) dhe H.SH.(18 vjeç) me autoambulancën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në qendrën e urgjencave në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Dëmtime më të rënda ka pësuar A.SH., ndërsa me lëndime të lehta ka shpëtuar H.SH. (18).
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22 e 55 minuta në kryqëzimin mes rrugëve “Vojdan Çernodrinski”, “Sllavej Pllanina” dhe rrugës së Krimesë në Shkup.