Policia ka go*ditur një rast kontrabande në port. Gjatë kontrollit janë zbuluar 309 steka (3090 paketa), ndërsa është arr*estuar shoferi i autobusit nga Gostivari i Maqedonisë.
I arrestuari është Q.S. 32-vjeç, ndërsa aku*zohet për kontrabandë. Sipas policisë cigaret janë zbuluar gjatë kontrollit në vijën e dytë të autobusëve dhe kamionëve, në autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari.
Paketat të pa deklaruara ishin të fshehura në brendësi të autobusit me destinacion Italinë. Materialet hetimore i kaluan Pro*kurorisë pranë Gjy*katës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.