Ballina Aktualitet Kosovë Ujku në Han të Elezit/ Mjekët flasin për gjendjen e pesëvjeçarit (VIDEO)

Ujku në Han të Elezit/ Mjekët flasin për gjendjen e pesëvjeçarit (VIDEO)

Arlind Suma ka pësuar disa plagë në trup nga një ujk, derisa luante me fëmijët në fshatin Dimcë, raporton T7

Ka kohë që s’po arrin të qetësohet. Arlind Suma e ka të vështirë t’i ndalë të qarat pas asaj që i ndodhi një ditë më herët.

5-vjeçari nga Dimca e Hanit të Elezit po luante me shokët kur ai u sulmua nga një ujk.

Për shkak të plagëve të marra Arlindi është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Babi i tij, Mitati, ndonëse nuk pranoi të fliste para kamerës, tregoi se në fshatin ku jetojnë, banorët gjithmonë janë të rre*zikuar si nga ujqit dhe arinjtë.

Arlindi ka marrë disa plagë në trup nga kaf*shimi i ujkut.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Zejnë Buja, thotë se momentalisht gjendja e pacientit është stabile.

Për shkak se Arlindi ka pësuar një tra*umë psi*kike, mjekët kishin ftuar edhe psikologun ta vizitonte pacientin.

Në një përgjigje për Televizionin 7, psikologu Besnik Kadriu, theksoi se paci*enti për momentin është i shqetësuar.

Në raportin e tyre 24 orësh, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. /Arlinda Sejdiu, T7

https://www.youtube.com/watch?time_continue=128&v=xgrHQ8jA5to