Kapet në Itali, autori i dyshuar i vr*asjes, kryer në bashkëpunim, të dy shtetasve babë e bir, ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.
Gjatë paradites së sotme, si rezultat i bashkëpunimit të Task-Forcës Speciale, në Departamentin e Policisë Kri*minale, Drejtoria vendore e Policisë Vendore në Elbasan, Interpol Tiranës me Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe me Interpol Romën, u bë i mundur arr*estimi në Rimini të Italisë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar: Etjen Cani, 28 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjy*kata e Rrethit Gjy*qësor Elbasan, me vendim penal nr. 480, datë 12.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arr*est në bur*g” për veprat penale “Vr*asja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e ar*mëve të zj8arrit dhe muni*cioneve luf*tarake”, në lidhje me vr*asjen e shtetasit G. B., (alias A. M.,) dhe të babait të tij shtetasit N. B., ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012 në lagjen “Çlirimi” Elbasan.
Task – Forca Speciale kishte marrë informacione në rrugë operative, se ky shtetas fshihej në Itali dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës, si dhe Zyrës Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë, paraditen e sotme u bë e mundur kapja e tij, me qëllim ekst*radimin drejt vendit tonë
Në kuadër të operacionit “Krasta”, më 14 qershor u arr*estuan dhe u ndaluan 10 persona, si dhe u shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, ndër ta edhe shtetasi i kapur sot në Itali.