Ballina Aktualitet Lajme APLIKACIONI “TVSH-JA IME” JU MUNDËSON T’I KTHENI PARATË E TATIMEVE (VIDEO)

APLIKACIONI “TVSH-JA IME” JU MUNDËSON T’I KTHENI PARATË E TATIMEVE (VIDEO)

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka prezantuar sot mënyrën nëpërmjet të cilës qytetarët do të kenë mundësi që të kthejnë TVSH-në e paguar. Drejtoresha e këtij institucioni, Sanja Lukarevska, tha se këtë të drejtë qytetarët do të mund të realizojnë nëpërmjet aplikacionit “TVSh-ja ime”, ku do të mund të skenojnë llogairitë e tyre fiskale. Në 36 vende në njësitë organizative në territorin e gjithë shtetit janë vendosur edhe kiosk aparate, lexues për barkode dhe telefona të mençur përmes së cilëve DAP do t’u mundësoj qytetarëve që t’i skenojnë llogaritë fiskale.

Sanja Lukarevska, DAP

“Në pajtueshmëri me dispozitat ligjore në Ligjin për kthim të një pjese të TVSH-së, një person fizik gjatë vitit do të mund të kthej 7.200 denarë, ndërsa një familje katër anëtarëshe ku të gjithë i plotësojnë kushtet do të mund të realizoj një pagë mesatare prej 28.800 denarë. Kushtet që qytetarët duhet t’i plotësojnë për kthim të TVSH-së është që të jetë mbi 15 vjeç, të posedojnë dokumente për identifikim, të kenë llogari transaksionare dhe të regjistrohen në sistemin e DAP”.

Llogaritë fiskale mbi 30.000 denarë si ato të pavlefshme nuk do t’i pranoj aplikacioni. Sipas saj, ky ligj dhe mënyra se si do të realizohet është i pari i këtij lloji në rajon dhe një masë efikase për uljen e ekonomisë së hirtë dhe mundësi që qytetarët dhe drejtoria të bëhen partnerë në luftën kundër ekonomisë joformale.

Sanja Lukarevska, DAP

“Besojmë se qytetarët do të insistojnë që t’ju japin llogari fiskale dhe do të shmangin blerjet në vendet ku nuk jepen llogari fiskale. Edhe qytetarët edhe shteti kanë interes nga kjo masë. Më së shumti do të humbasin ata të cilët nuk japin llogari fiskale apo japin llogari fiskale të pavlefshme me çka ua mohojnë të drejtën qytetarëve për kthim të TVSH-së. Kthimi i 15% nga TVSH është projekt i madh dhe serioz edhe sipas thelbit të tij dhe sipas mënyrës së realizimit. Pikërisht për këtë ka qenë dhe akoma është sfidë e vërtetë të punohet në këtë projekt”.

Zbatimi i këtij projekti fillon që nga dita e sotme. Qytetarët në afat prej 10 ditë nga momenti që e marrin llogarinë fiskale duhet të dërgojnë kod të skanuar të llogarisë nëpërmjet aplikacionit të DAP-it, pasi të regjistrohen në sistem. Paratë do të jepen çdo tre muaj, ndërsa pagesa e parë do të bëhet në dhjetor, më pas në shkurt, mars dhe gusht. Teuta Buçi /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=cV6l9-1_0Ls

@tn.lajmelokale
@tetovanews