Autoritetet italiane kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të futbollistes me prejardhje shqiptare Florijana Ismaili.
Ajo u gjend afër liqenit Como ku edhe dyshohet të ketë rënë.
Trupi i saj u gjend nga roboti që ishte aktivizuar nga autoritetet emergjente italiane, në thellësi të madhe.
Më pas ajo u nxorr dhe u transportua për në spitalin St Anna, shkruan Blick.ch.
Për gjetjen e trupit të Florijana Ismaili u informuan edhe familjarët e saj.
Futbollistja e Zvicrës dhe kapitenia e Young Boys, ka tronditur opinionin futbolldashes në Zvicër dhe mbarë Evropën.
Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicërës dhe që prej atëherë ka zhvilluar 33 ndeshje.