Ballina Aktualitet Lajme Bllokohet komunikacioni hekurudhor Shkup-Kumanovë-Tabanoc për ditët në vijim

Bllokohet komunikacioni hekurudhor Shkup-Kumanovë-Tabanoc për ditët në vijim

Komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup- Kumanovë- Tabanoc dhe anasjelltas në ditët në vijim do jetë në ndërprerje për shkak të daljes nga binarët të vagonëve të një treni transportues. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate në dalje të stacionit hekurudhorë në Kumanovë. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht pasoja në njerëz nuk ka. Nga ndërmarrja Hekurudha-Infrastruktura thonë se ekipet do të nisin punën për zhbllokimin e linjës hekurudhore për të evituar pasojat nga bllokimi i trenave. Zëvendëskryeministri i ekonomisë Koço Angjushev dhe ministri i transportit Goran Sugarevski ishin në vendin e ngjarjes.

Në këtë moment ekipet e hetuesisë janë bërë ekspertizën që të analizojmë se cila është arsyeja për këtë ngjarje. Ajo që është rrethanë e mirë në këtë rast është se nuk ka të lënduar apo viktima, zëvendëskryeministër Koço Angjushev.

Ne së bashku me dy ndërmarrjet tona që tani na informuan për rastin, pas përfundimit të hetimit, meqë një pjesë e veprimeve nuk mund të bëhen derisa nuk përfundon hetimi i komisionit edhe të Ministrisë së Brendshme edhe të Prokurorisë, do të largohen vagonët dhe do të sanohen binarët- Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Artikulli paraprakDigjet makina në qarkoren e Shkupit (VIDEO)
Artikulli tjetërGjendet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare Florijana Ismaili