Më datë 2 korrik 2019, në rrugën regjionale Vollkovi-Tetovë, në fashatin Radiovcë, personi R.A. (32) nga fshati Gurgurnicë, duke drejtuar makinën e tipit “Golf 4” me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një mur prej betoni.
Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja F.R. e cila është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për dhënien e ndihmës mjeksore, kurse bashkudhëtarët I.A. dhe H.A. kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe ndihmë mjeksore kanë marrë në Spitalin e Tetovës.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inpektues nga SPB Tetovë.