Ballina Kronika Aksident trafiku në rrugën Jegunovcë-Zhelinë, lëndohet rëndë motoçiklisti

Aksident trafiku në rrugën Jegunovcë-Zhelinë, lëndohet rëndë motoçiklisti

Më datë 2 korrik, rreth orës 18 e 15 minuta, në rrugën regjionale Jegunovcë-Zhelinë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë  makina e tipit “Audi A6”, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 32-vjeçari R.M. nga fshati Reçicë e Madhe dhe mootoçikleta e tipit “Jonvay”, me targa të Shtipit, të cilin e ka drejtuar një 16-vjeçar nga fshati Jançisht.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili me automjet tjetër është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma mjeksore.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer Pro*kurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews