Rusia është vënë në alarm, pasi një avion zbulues amerikan po shkonte drejt hapësirës ajrore në Detin e Zi.
Avioni luftarak rus Sukhoi SU-27 u dërgua për të kapur një aeroplan të patrullës së Uashingtonit “P-8A Poseidon”, i cili fluturoi pranë kufijve në gadishullin e Krimesë.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë zbuluan aeroplanin e patrullës së Marinës së SHBA që po fluturonte mbi ujërat neutrale, paralelisht me kufirin rus dhe dërgoi një Sukhoi SU-27 për të kapur atë”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Sipas Ministrisë, ekuipazhi rus SU-27, pasi iu afrua në një distancë të sigurt, identifikoi avionin si një aeroplan amerikan “P-8A Poseidon”, i cili menjëherë ndryshoi drejtimin e fluturimit nga kufiri shtetëror i Federatës Ruse.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=2nMF8JVgzts