Ballina Aktualitet Lajme Kthimi i TVSH-së për qytetarët përplasi partitë politike (VIDEO)

Kthimi i TVSH-së për qytetarët përplasi partitë politike (VIDEO)

Masa e kthimit të TVSH-së për qytetarët e tensionoi gjendjen mes pushtetit dhe opozitës. Përmes kumtesës partiake LSDM e mbron projektin e skanimit të llogarive fiskale dhe kthimin e 15 për qind nga TVSH-ja e paguar nga qytetarët. Sipas LSDM-së, për vetëm 13 ditë janë skanuar 2 milionë llogari fiskale me qarkullim prej rreth 17 milionë euro.

Nga kjo shumë e akumuluar për afat shumë të shkurtër, kthimi i parave për qytetarët është mbi 260 mijë euro. Aplikacionin “MOJ DDV” tashmë e kanë instaluar mbi 120 mijë qytetarë. Me masën e kthimit të TVSH-së prej 15% rreth 50 milionë euro do përfundojnë te qytetarët në fund të vitit. Për herë të parë shteti u kthen para qytetarëve. Kjo do të thotë të ardhura shtesë për buxhetin familjarë- thanë nga LSDM-ja.

Opozita u përgjigj se gjysmë milion qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë, ndërsa masa është vetëm defokusim i qytetarëve sepse përfitim nga kjo kanë vetëm më të pasurit.

https://www.youtube.com/watch?v=81aVJXWrrcI

Qytetarët me këtë masë mund të marrin mesatarisht 156 denarë në muaj, përkatësisht 1872 denarë në vit, që do të thotë se asnjëherë nuk do të arrijnë deri te shifra prej 30.000 denarëve që Zoran Zaevi ua premtonte. Që të realizohet premtimi i Zaevit se qytetarët do të marrin 30.000 denarë nga kthimi i TVSH-së dhe do të mund të rinovojnë një dhomë, të paguajnë kredi ose të shkojnë në pushim do të nevojiten madje 16 vite, jo një vit- thanë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas Qeverisë, masa për pagesën e 15 për qind të TVSH-së për qytetarët, do të mundësojë 50 milionë euro prapa te familjet. Që një person të kthejë 600 denarë në muaj me skanimin e bar-kodeve nga llogaritë fiskale, duhet të shpenzojë mbi 26 mijë denarë. Sipas analizës së “Finance Think” vetëm familjet më të pasura të cilat brenda vitit shpenzojnë mbi 20 mijë euro, do të kthejnë nga shteti në emër të TVSH-së afër 450 euro. Por, nëse një familje mesatare në vend shpenzon 530 euro për nevoja themelore, sa arrin shporta sociale për konsumatorë, në buxhetin familjar brenda vitit do të kthejë vetëm 172 euro.

Bojan STojanovski