Më 26 korrik 2019 është kryer një vjedhje në pikën e basteve në rrugën “Mosha Pijade” nr. 119 në Prilep.
Autori disa ditë me radhë e kishte vizituar objektin, ishte atje në datë 20, 21 dhe 24 të këtij muaji, por nuk merrte guximin të kryente plaç-kitjen, siç tregon edhe video nga kamerat e sig-urisë të objektit, njofton portali “Shetalishte”, transmeton Tetova News.
Ndërsa vizitonte objektin, ai mbante në kokë një kaskë, kurse në vendin e ngjarjes vinte me biçikletë.
Për ngjarjen informoi edhe SPB-Manstir, nën juridiksionin e së cilës është stacioni policor në Prilep, kurse në njoftim thuhet se më datë 26 korrik, në pikën e basteve në rrugën “Mosha Pijade” të Prilepit, një person me anë të kërcënimit plaç-kiti xhiron ditore dhe se merren masa për zbardhjen e rastit./Tetova News
https://www.youtube.com/watch?v=zR1WvhTbSoM&feature=youtu.be