Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve klimaterike ka shkaktuar dallgë të fuqishme në bregdetin tonë. Ku për pasojë kanë humbur jetën dy pushues në plazhin e Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit. Ndërkohë në Velipojë, Sarandë dhe Vlorë janë shpë-tuar 24 pushues nga ana e policisë dhe rojeve bregdetare.
Deti i trazuar dhe dallgët e forta kanë marrë jetën e dy pushuesve këtë të diel, ndërsa 24 të tjerë u shp-ëtuan nga policia dhe rojet bregdetare.
Shkak për një bilanc të tillë është bërë ndryshimi i papritur i kushteve atmosferike në vendin tonë. Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Gjirit të Lalëzit, ku po bënte xhiro në det me motor uji. Si pasojë e shpejtësisë së lartë të mjetit lundrues, ai është rrëzuar dhe për pasojë është mby-tur.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Durrësit ku një pushuese rreth 50 vjeç është mb-ytur. Vik-tima sapo është futur në det për t’u larë nuk është ndjerë mirë.
Pushuesit e tjerë e kanë dërguar atë në spital, por 50-vjeçarja nuk ka mundur të mbi-jetojë. Shkak sipas bluzave të bardha dyshohet të jenë bërë problemet shëndetësore pasi vik-tima vuante nga zemra.
Ndërsa në Velipojë të Shkodrës është shmangur një bilanc tjetër tra-gjik. Policia kufitare në bashkëpunim me Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u kanë ardhur në ndihmë 5 shtetasve shqiptarë dhe 9 çekëve, të cilët rrezikuan të mby-teshin në lagunën e Rrjollit.
Pesë shtetasit shqiptarët u transportuan në spital, ku gjenden jashtë rrez-ikut për jetën. Rojet bregdetare në plazhin e Velipojës kanë shpëtuar një grup tjetër prej 7 personash të cilët rrez-ikuan të merreshin nga dallgët.
Gjithashtu, në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një pushues, i cili u rrez-ikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit. Nga ana tjetër, një pushuese nga Kosova dhe një 9 vjeçare u shpëtuan nga rojet bregdetare përkatësisht në Velipojë dhe në plazhin e ujit të ftohtë në Vlorë./ABC News Albania 24/7