Kryeproku*rorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva së fundi është protagonistja kryesore e zhvillimeve aktuale në Maqedoninë e Veriut. Sipas Kanal5, Janeva dje është parë në plazhet e bregdetit grek, derisa emri i saj po lakohet lidhur me rastin “Zhvatja”, që ka të bëjë me shant*azhimin dhe marrjen e 1.5 milionë euro nga një biznesmen i dy*shuar nga Prok*uroria Speciale.
Një shikues anonim i këtij televizioni ka bërë fotografinë nga plazhi, ku shihet Katica Janeva në plazhin e Haniotit në Greqi.
Kanal5 ka nënvizuar se janë të rezervuar dhe kanë mëdyshe nëse fotografia është bërë sot, por pret konfirmim edhe nga burime tjera. Por deri tani edhe kryep*rokurorja Janeva nuk është deklaruar lidhur me këtë foto të publikuar, se a po qëndron për pushime në Greqi, apo është në vendlindje. (INA)