Ballina Kronika Historia tronditëse e futbollistit të famshëm

Historia tronditëse e futbollistit të famshëm

Bruno Fernandes, i cili ishte një nga yjet e futbollit brazilian dhe që për pak nënshkroi me Barcelonën, është lënë i lirë muajin e kaluar, pasi ishte dën^uar me 22 vite bu^rg për vra^sjen e ish-të dashurës së vet, Eliza Samúdio.

Ai ka bërë vetëm 9 vjet bu*rg dhe është liruar me kusht. 34-vjeçari duhet të gjejë një punë, në mënyrë që të fitojë lirinë me kusht.Dhe, pavarësisht se ka vite që nuk luan, ai ka nënshkruar kontratë me një ekip të kategorisë së tretë.

Vetëm se ka një problem: Portieri brazilian është liruar me masën e sigurisë “arr^est shtëpie”, dhe për këtë arsye duhet të dalë një urdhër tjetër, që atë ta shoqërojë dikush në stërvitje.

Historia e Fernandes është tro^nditëse.Pavarësisht se ishte një yll në ngritje dhe fitonte mirë, ai u përfshi në një kri*m të tme*rrshëm, duke planifikuar vra*sjen e ish-të dashurës së tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2010.

Shkak për këtë, ishte kërkesa e Eliza Samúdio, një ish-modele, që Fernandes të paguante për rritjen e fëmijëve që kishin bashkë. Në vend të pagesës, Fernandes e vr^au atë. Tru^pi i Samúdio nuk u gjet kurrë, pasi ajo iu hodh qenve.

Fernandes aku*zohet gjithashtu edhe se rrëm*beu të birin, por pavarësisht këtyre kri^meve të tmerrshme, ai është lënë i lirë dhe për më tepër, do të ketë mundësinë të luajë sërish futboll.

https://www.youtube.com/watch?v=xjaaxiGuCWQ

https://www.youtube.com/watch?v=qrHyFXE0K0s

https://www.youtube.com/watch?v=Z4fbO7tIDgU