Sundimtari i Dubait, sheiku Mohamed bin Rashid Al Maktoum prej kohës është në qendër të mediave për shkak të marrëdhënies me gruan e tij të gjashtë.
Princesha Haya u largua nga Dubait për t’u strehuar në Britani, pasi pretendonte se i rrez^ikohej jeta.
Por, teksa Princesha po jeton me fëmijët në shtëpinë e saj prej 85 milionë paund në Kensington, Londër, sheiku është aku^zuar se nuk ka respektuar urdhrin e ruajtjes për 30 pemë historike të vendosura rreth rezidencës së tij në Surrey.
Sipas mediave të huaja, sheiku preu 30 pemë historike rreth shtëpisë së tij për të ndërtuar një rrugë dhe aty ka vënë gardh me tela. Për këtë akt të paligjshëm ai do të gjobitet.
Gjithashtu, me këtë gardh ai ka bllokuar pyllin, duke mos lejuar kalimin e personave të tjerë drejt tij.