Dy adol^eshentë po shikonin TV gjatë natës kur një mysafir i paftuar iu fut në shtëpi dhe shkoi drejt frigoriferit.
Bëhet fjalë për një ari të uritur, i cili hapi frigoriferin për të ngrënë ushqime.
Prania e ‘mysafirit të paftuar’ shkaktoi pa^nik tek dy të rinjtë.
Ariu hyri në banesën në Truckee, Kaliforni përmes derës së garazhit. Dhe një kamera kapi momentin kur ariu shëtiste në kuzhinë dhe dhomën e ndenjes.
15-vjeçari Hayes Sherman dhe shoku i tij sapo dëgjuan hapat e këmbëve të ariut dhe zhurmën që shkaktoi kafsha kur u fut brenda banesës shkuan në drejtim të derës. Ata e mbajtën me fo^rcë në mënyrë që ariu të mos futej brenda.
Kafsha mori në frigorifer, akullore e biskota dhe i hëngri në divanin në dhomën e ndenjes.
Hayes përdori orën e tij të Apple për të telefonuar nënën e tij, e cila po flinte në katin e dytë, për t`i treguar që një ari ishte futur në shtëpi dhe të mos zbriste nga shkallët. Më pas 15-vjeçari telefonoi policinë, që mbërriti pas 15 minutash duke bërë të mundur nxjerrjen e ariut nga banesa pa u dëmtuar askush.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=pULAEv60xD0