Ballina Aktualitet Lajme Shumë shkolla të Tetovës me probleme infrastrukturore dhe të mbytura në borxhe...

Shumë shkolla të Tetovës me probleme infrastrukturore dhe të mbytura në borxhe (VIDEO)

Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, shumë shkolla përballen me probleme. Në Tetovë shkolla e mesme e mjekësisë dhe shkolla fillore Skënderbeu në Xhepçishtë vuajnë mungesën e investimit dhe çdo ditë e më shumë ruinohen. Sipas përgjegjësit për Arsim në komunën e Tetovës Ahmed Qazimi investimi është i pamundur për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Objektet ku janë ndërtuar, asokohe, menaxhimi i arsimit ka qeni pushtetit qendror dhe komplet procedura e ndërtimit të mjekësisë është realizuar nga ana e ministrisë për Arsim dhe Shkencës, dhe ne nuk e posedojmë dokumentacionin komplet, për atë shkak nuk mund të bëjmë edhe intervenime duke mos e pasur dokumentacionin komplet. E njëjta është edhe në shkollën fillore në Xhepçisht – u shpreh Ahmed Qazimi, përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës.

Përveç problemeve infrastrukturore, viti i ri shkollor, 19 shkollat e Tetovës do t’i gjejë edhe me borxhe, për të cilat Qazimi fajëson ish strukturën e komunës së Tetovës.

https://www.youtube.com/watch?v=7c6V6V3wF_w&feature=player_embedded

Nga shkollat e mesme borxhi konstant paguhet. Me pagesat e fundit të bëra, tani, borxhi i që ishte në muajt e kaluar është përafërsisht 110 milion denarë – tha Ahmed Qazimi, përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës.

Nga ana tjetër fshati Reçicë e Vogël dhe fshati Sellcë i malësisë së Sharrit, do vazhdojnë edhe më tej të jenë pa objekt shkollor, sepse ende as nga ministria e Financave dhe as nga Ministria e Arsimit, nuk janë ndarë fonde për ndërtimin e tyre.