Policia e Tetovës njofton se njëzetë e katër vjeçari me inicialet R.U., nga fshati Tenovë e
Tetovës, dje (25 gusht), në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë ka denoncuar se rreth orës 15 e 30 minuta, duke lëvizur në drejtim të fshatit Pirok, me veturën e tij “Audi A3” me targa të Tetovës, ka qenë i n d j e k u r nga vetura e tipit “BMV” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 31-vjeçari me inicialet R.S. nga fshati Pallçisht i Poshtëm, i cili së bashku me 26-vjeçarin A.H. nga fshati Tenovë dhe një person i panjohur i gjinisë femërore e kanë s u l m u a r fizikisht.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, personi R.S. është privuar nga liria, kurse A.H. është vetëparaqitur në Stacionin policor dhe janë mbajtur për zbardhjen e plotë të rastit.