Një prej katër të arrest^uarve në Greqi për pen^gmarrja është edhe e dashura e pe^ngut. Ajo ishte në listën e personave të publikuar nga Policia, si një prej të arres^tuarve, por pa specifikuar rolin e saj në ngjarje. Pas heti^meve intensive, burime të Policisë thanë për Gazetën Shqip se e dashura e pe^ngut ka pasur rolin kryesor në këtë ngjarje.
Nga hetimi janë zbardhur detaje të tjera, edhe pas dëshmisë së të arre^stuarit në Tiranë një 24 vjeçar. Gjithçka nisi pas një denoncimi në Policinë e Tiranës, kur vëllai i Jetmir Terrollarit, ky i fundit personi i marrë pe^ng ka denoncuar pen^gmarrjen dhe se çfarë kërkonin pen^gmarrësit, sipas pohimeve të të vëllait.
Jetmir Terrollari është mbajtur për 5 ditë peng, aq sa ka qenë edhe koha e kryerjes së hetimeve dhe zbardhja e krimit. Mediat greke shkruajnë se 31-vjeçari Terrollari ka udhëtuar drejt vendin fqinj me ftesë së të dashurës së tij se i kishte gjetur punë dhe do qëndronin bashkë në shtetin fqinj. Por u rrëmbye në një stacion autobusi, sapo zbriti. Autorët e kanë hipur në një makinë dhe e kanë mbajtur peng në një shtëpi thuajse të braktisur, disa kilometra larg qendrës së banuar.
Policia e Shtetit zbardhi ngjarjen që raportuan të shtunën mediat greke, ku një person ishte marrë peng nga bashkëkombasit e tij dhe i kërkoheshin 10 mijë euro. Policia shqiptare thotë se për këtë pengmarrje sinjalizimi ishte në Tiranë.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë morën informacion se në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.
Pas një hetimi disaditor duke përdorur metodat speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Policinë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana, finalizoi me sukses operacionin policor ndërkombëtar “Korinthos”.