Ballina Aktualitet Lajme Zjarri në Veles, ndalohen katër persona (VIDEO+FOTO)

Zjarri në Veles, ndalohen katër persona (VIDEO+FOTO)

Katër persona janë ndaluar në stacionin policor të Velesit. Ata dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin në afërsi të liqenit “Mlladost” në Veles, konfirmojnë nga Ministria e Brendshme. Të ndaluarit kanë deklaruar se kishin punuar me një makinë për prerjen e hekurit, ndërsa shkënditë nga makina kanë shkaktuar zjarr të cilin ata ishin përpjekur ta shuanin, por që kishin dështuar. Punëtorët kanë qenë duke punuar në një objekt privat në afërsi. Pritet që prokurori publik të vendos për personat e ndaluar.

https://youtu.be/nCP96NVYaCI

Një zjarr i madh është përhapur në rajonin e Velesit nga pasditja. Zjarri në afërsi të liqenit të “Mladostit” është përhapur në një zonë më të madhe. Rreth 50 persona dhe një helikopter i ARMV-së janë angazhuar për momentin. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftojnë se dy avion janë angazhuar në shuarjen e zjarrit. Gjithashtu janë dërguar ekipe të zjarrfikësve nga Negotina dhe Kavadarci për ndihmë.

Nga LAMM njoftojnë se është ndërprerë qarkullimi i automjeteve në autostradën Shkup-Veles, ndërsa për momentin makinat mund të qarkullojnë vetëm nga rruga e vjetër. Më herët është raportuar se për shkak të zjarrit të madh, dhe sasisë së shtuar të tymit pranë liqenit të Velesit, është zvogëluar dukshmëria në rrugë.

Më poshtë mund të ndiqni raportimin e gazetares Evi Shkopi e cila ndodhet në vendin e ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews