Katër futbollistë shqiptarë janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në fshatin Qukës.
Burime policore bëjnë me dije se automjeti me të cilin po udhëtonin katër futbollistët e Sopotit të Librazhdit, Ermir Lojku, Klajdi Hoxha, Funel Kushta dhe Orgest Tocka, ka humbur kontrollin dhe është përplasur. Shkak dyshohet të ketë qenë lagështia në rrugë.
Të katër lojtarët janë lënduar lehtë, ndërsa “Panorama Sport” mëson se ata po ktheheshin nga stërvitja e sotme me Sopotin. Policia gjendet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.