Ballina Argëtim Showbiz Vetëm dy muaj pasi u lidh me trashëgimtarin e dinastisë Hadid, Dua...

Vetëm dy muaj pasi u lidh me trashëgimtarin e dinastisë Hadid, Dua Lipa merr vendimin e rëndësishëm (FOTO)

Dy muaj pasi nisën një lidhje mes tyre, Dua Lipa dhe Anwar Hadid po kalojnë shumë mirë së bashku dhe lidhja e tyre po bëhet serioze çdo ditë.

Tashmë çifti duket se e ka çuar lidhjen në një tjetër nivel, pasi kanë nisur bashkëjetesën. Mediat britanike shkruajnë se çifti kanë marrë me qira një apartament me New York për të kaluar sa më shumë kohë së bashku pavarësisht ngarkesës që kanë në punë.

“Dua dhe Anwar po kalojnë shumë kohë bashkë, kështu që për ta është më mirë të jetojnë diku me qira. Ajo është gjithë kohës me të kur është në Los Angelos dhe ai rri tek shtëpia e saj kur shkon në Londër, kështu që ky hap vjen në mënyrë të natyrshme.

Tani që është duke punuar për këngë të reja në Neë York është mirë që ajo të ketë një vend të qëndrueshëm pasi do të kalojë shumë kohë aty. Gjithashtu shumë nga familjarët e Anwar ndodhen në New York”, – u shpreh një burim për DailyMail.

@tn.lajmelokale
@tetovanews