Rreth 700 shtëpi dhe mijëra banorë të “lagjes 146” të Tetovës, prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, rrugët janë të shkatërruara, ndërsa mungon edhe kanalizimi. Banorët thonë se disa herë iu janë drejtuar organeve komunale, por asnjëherë nuk është marrë nismë për zgjidhjen e problemeve.
Kemi mungesë rrugët, ujin, gjithçka mungon këtu, komuna nuk reagon aspak te ne. Ujë nuk kemi aspak hiç, me puse mbytemi dhe rrugën në hall janë shihni vetë. Gati 20 vite i kërkojmë këto gjëra, 20 vite”.
Shkojmë në komunë na thonë keni ndërtuar në të zezë, a kur vjen koha e votave atëherë në të bardhë jemi apo, s`na marrin në dorë aspak. Një zjarr të përhapet digjemi krejt sepse s`kemi ujë. Problemi më i madh është uji dhe këto gropat të rregullohen”.
Ujin e sigurojmë prej baltave prej gurëve dhe është i pakontrolluar aspak. Ka baktere ka të sëmurë prej lukthit barkut e tjera. Gjendja në 146 ku jemi ne është katastrofave, edhe me ujin edhe rrugët edhe me kanalizimin”.- theksuan banorët e intervistuar për Alsat
Projekti i vetëm që është realizuar për këta më se 3000 banorë të lagjes 146 është ky rezervuar uji që është ndërtuar para dy vitesh, por që, prej atëherë, asnjëherë nuk është lëshuar në funksion”.
Nga komuna e Tetovës kanë theksuar se këtë vit është në rrjedhë riparimi i 50 për qind të gropave, ndërsa pjesa tjetër, do të vazhdoj vitin e ardhshëm, ndërsa për ujin është në pritje të Ministrisë së Ekologjisë.
Sa i përket problemit me ujin për pije, rezervuari është ndërtuar, ndërsa jemi në pritje të miratimit të projektit në vlerë prej 11.500 000 denarësh nga Ministria e Ekologjisë, për lidhjen e tij me stacionin për filtrim në Lisec”.- shprehen nga komuna e Tetovës.
Për shkak të ujit të ndotur shpesh ndodh që familje të tëra, të përfundojnë në repartin për sëmundje infektive të Tetovës.