Të gjithë janë në pritje të ndeshjes në stadiumin “St. Mary’s Stadium” në Southampton, mes Anglisë dhe Kosovës, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.
Dy kombëtare pa humbje, Anglia me tri fitore që mban pozitën e parë me 9 pikë dhe Kosova me dy fitore e dy barazime renditet në pozitën e dytë me 8 pikë. Në Grupin H, në “Elbasan Arena” Shqipëria e pret Islandën, në kuadër të xhiros së gjashtë.
Shqipëria është në vend të katërt me 6 pikë dhe Islanda e treta me 12 sosh.
Anglia-Kosova
Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Chilwell, Rice, Henderson, Sterling, Barkley, Sancho dhe Kane.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Muslija, Celina, V. Berisha dhe Muriqi.
Shqipëria-Islanda
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Dërmaku, Lenjani, Gjasula, Ismajli, Bare, Memushaj, Cikalleshi dhe Manaj.
Islanda: Halldorsson, Hermannsson, Arnason, G. Sigurdsson, Skulason, Sigurjonsson, Gunnarsson, Hallfredsson, Bjarnason, R. Sigurdsson dhe Bodvarsso.