Ballina Sport Euro 2020/ Shqipëri – Islandë 4-2, Angli – Kosovë 5-3 (VIDEO+GOLAT)

Euro 2020/ Shqipëri – Islandë 4-2, Angli – Kosovë 5-3 (VIDEO+GOLAT)

Shqipëria ka reaguar atëherë kur duhej. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja kanë lënë pas shpine humbjen e shëmtuar ndaj Francës dhe duke qëndruar në korsinë e kualifikimit për në Euro 2020. Në përballjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, tifozët kanë shijuar një përballje të çmendur, me kuqezinjtë që kanë kaluar dy herë në epërsi me golat e Dermakut dhe Hysajt dhe islandezët që janë përgjigjur dy herë me Sigurdson dhe Sigorthson. Gjithesi kuqezinjtë nuk u demoralizuan dhe në minutën e 79-të shënuan golin e tretë me anë të Odise Roshit, për t’i vënë kapak sfidës me Cikalleshin, që 3 minuta më pas vulosi dhe rezultatin përfundimtar 4-2

Anglia mori një fitore ndaj Kosovës në grupin A eliminator, me shifrat 5-3, por ndeshja ishte spektakolare në fushën e Sauthemptonit.

Ndeshja nisi që në sekondat e para, me një gabim në mbrojtje të anglezëve, ku Muriqi përfitoi e nxori Valon Berishën vetëm me Pikford, e lojtari i Lacios nuk fali.

Por, ky gol vetëm sa zgjoi vendasit, që në të 8-tën barazuan me Sterling. Herri Kejn shënoi me të majtën golin e përmbysjes në të 19-tën, ndërsa më pas i pafat ishte Vojvoda, ku mbrojtësi çoi topin në portën e tij në minutën 38-të.

Në fundin e pjesës së parë, ishte Xhejdon Sanço, talenti i Dortmundit që shënoi dy herë, duke i çuar në 5-1 shifrat. Edhe pse në një disavantazh të thellë, “dardanët” nuk u dorëzuan. Në minutën e 49-të, Berisha mori sërish një pasim të bukur nga Muriqi, dhe brenda zone shënoi të dytin personal.

Në të 55-tën, ishte radha e Muriqit për të shënuar. Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Meguajër, i bëri faull brenda zone, dhe nga pika e bardhë nuk gaboi shtatlarti i Fenerbaçes.

Vlerat e tij i tregoi edhe portieri Aro Muriç. Në të 65-tën, Kejn kishte mundësi të shënonte të pestin nga pika e bardhë, por gardiani i Kosovës ia priti mrekullisht. Deri në fund, nuk pati më gola, dhe Anglia fitoi me shifrat 5-3, por përballë një Kosove që ëndërronte deri në momentet e fundit.

Tashmë, grupi kryesohet nga Anglia me 12 pikë, ndjek Republika Çeke me 9 pikë, dhe Kosova me 8 pikë. /panoramasport

https://youtu.be/268NFmpcO5g