Ballina Aktualitet Lajme Zoran Zaev: Mickoski mbrëmë synoi të merrte nën kontroll drejtësinë (VIDEO)

Zoran Zaev: Mickoski mbrëmë synoi të merrte nën kontroll drejtësinë (VIDEO)

Shefi i ekzekutivit, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para gazetarëve foli rreth mbledhjes së mbrëmshme mes mazhorancës dhe opozitës për fatin e PSP-së. Ai tha se i vjen keq që mbas 7 orësh diskutim nuk arritën dot një marrëveshje me opozitën dhe akuzoi këta të fundit se, opozita tentoi mbrëmë të kthente sërish “Gruevizmin”. Ai theksoi se ai dhe mazhoranca ishin të hapur në ketë mbledhje, kreativ, se panë në sy opozitën për të mirën e popullit, por opozita nuk u përgjigjën në të njëjtën mënyrë. Ai i akuzoi se opozita kërkonte vetëm një gjë: marrjen nën kontroll të Prokurorisë. “Atyre nuk u interesonte asgjë tjetër përveç marrjes nën kontroll të Prok*urorisë, nuk u interesonte anëtarësimi në NATO e as në BE, dhe as interesi i qytetarëve. Atyre nuk u interesonte një Pro*kurori e re nën kontrollin e tyre, atyre u interesonte se ku do të shkonin lëndët, se kush do t’i merrte lëndët, kush do ti analizonte lëndët një për një, dmth mbrojtja e kri*mit, kthimi i regjimit të vjetër gruevist”, akuzoi Zaev.

https://www.youtube.com/watch?v=Sr3YNipA6U0