Ballina Aktualitet Lajme Policia ndërhyn në xhaminë e Strumicës, ulën zërin e ezanit, reagojnë banorët...

Policia ndërhyn në xhaminë e Strumicës, ulën zërin e ezanit, reagojnë banorët myslimanë. Myftinia e Shtipit: Askush nuk erdhi të ndalë ezanin, masnin zërin (VIDEO)

Policia ndërhyn në xhaminë e Strumicës, ulën zërin e ezanit, reagojnë banorët myslimanë. Myftinia e Shtipit: Askush nuk erdhi të ndalë ezanin, masnin zërin

Pas peticionit të disa qytetarëve në Strumicë për zërin e lartë të hoxhës nga xhamia në lagjen e njohur si “Lagjja e turqve”, që fton 5 herë në ditë besimtarët myslimanë të falen, ka vepruar policia e Strumicës, bashkë me Inspektoratin e ambientit jetësor.

Nga institucionet arsyetojnë ndërhyrjen kundër “ndotjes akustike” pas ankesave të marra nga qytetarët, por banorët myslimanë të lagjes nuk kanë pritur mirë ndërhyrjen e eskortës së policisë të ardhur aty për të kërkuar uljen e zërit të altoparlantëve të xhamisë.

Ata kanë bllokuar rrugën, madje duke përkujtuar se në lagje ka edhe kishë, por kurrë asnjë prej tyre nuk është ankuar për zërin e lartë të kambanave të saj.

Nga Myftinia e Shtipit thonë se pas kërkesës së autoriteteve ata e kanë ulur volumin e zërit dhe policia ka ardhur vetëm për të kontrolluar nëse ligji për ndotje akustike po zbatohet.

“Më 12.09.2019 në kohën e namazit të Jacisë, në Strumicë, si rezultat i një keqkuptimi mes Inspektoratit të komunës së Strumicës, i cili ka shkuar afër xhamisë për të matur lartësinë e altoparlantëve të zërit në xhami dhe disa besimtarëve, të cilët kanë menduar se inspektorët kanë ardhur të ndalojnë thirrjen e ezanit nga altoparlantët, ka ndodhur një zënkë, për fat të mirë e vogël dhe pa pasoja të mëdha. Ne si myftini jemi në kontakt edhe me imamin, edhe me xhematin edhe me inspektoratin dhe mundohemi të evitojmë problemin”,- thonë nga myftinia e Shtipit.