Avokatët në rastin “Lagja e Trimave”, Naser Raufi dhe Asmir Alispahiq janë gjobitur me nga 500 euro për shkak se janë vonuar në seancë gjy*qësore të rastit “Monstra”. Burime të gazetës Lajm bëjnë të ditur se Raufi dhe Alispahiq janë gjobitur për shkak se para hyrjes në Gjykatë janë ndaluar nga gazetarët, të cilët kanë shprehur interes të madh mbi vendimin e Gjykatës së Apelit e cila hodhi poshtë ankesat e grupit të Kumanovës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1. Avokatët druajnë se në të ardhmen nuk do të mund të bashkëpunojnë me gazetarët për interesin publik për shkak të frikës se do të gjobiten nga gjykatësit./Gazeta Lajm
VIDEO bonus: