Një zjarr ka rënë pranë konvikteve të Qytet Studentit në Tiranë.
Siç shihet në pamjet më poshtë banesat u shkrumbuan. Kanë qenë disa shkurre te fusha e futbollit si pikënisje e zjarrit, të cilave iu është vënë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Flakët rrezikuan edhe Poligonin e qitjes “Rexhep Ramaj” si dhe një pallat 10 katësh, banorët e të cilit u evakuuan me urgjencë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa paniku mes banorëve ishte i pranishëm në çdo moment.
Flakët nisen rreth mesditës së sotme, ora 15:00 poshtë godinës “Iliria”. Ende nuk dihen shkaqet. Ndërsa rreth orës 16:30 flakët janë vendosur nën kontroll, kjo ndihmuar dhe nga reshjet e shiut që nisën në Tiranë gjatë pasdites.
https://www.youtube.com/watch?v=MXo1jGfNUPQ