I tërë historiku i Exit Polleve të Institutit “Gani Bobi” është demantuar gjithmonë prej rezultateve zyrtare.
Sidomos ato janë demantuar në dy palë zgjedhjet e fundit, kur ky institut ishte angazhuar nga televizioni Klan Kosova.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PAN-in e kishte nxjerr në Exit Poll në 40 për qind, por rezultati final zyrtar ishte 33.74 për qind, që do të thotë se e kishin huqur për mbi 6 për qind.
Po ashtu edhe Vetëvendosjen e kishin nxjerr në këtë Exit Poll në 30 për qind, kurse rezultati final ishte 27.49 për qind. Ndërsa, koalicionin e LDK-së me AKR-në dhe Alternativën e kishin nxjerr në 27 për qind, kurse ata i kishin fituar vetëm 25.53 për qind.
Njësoj e kishin huqur edhe në Maqedoni para disa vitesh, duke nxjerr PDSH-në në 58 për qind, kurse BDI-në në 38 për qind, mirëpo rezultati i tyre ishte tërësisht ndryshe.
Asokohe, BDI-ja kishte marrë pothuajse dyfishin e deputetëve që kishte PDSH-ja.
Ndërsa, në vitin 2011, në zgjedhjet lokale të Tiranës në Shqipëri, instituti “Gani Bobi” parashikonte një fitore të thellë të Lulzim Bashës, ndërkohë që Edi Rama kishte humbur me një proces të kontestuar numërimi LIVE në televizione, me një diferencë prej vetëm 10 votave.