Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite ku pritet të lidhen një mori marrëveshjes tregtare, Presidenti i Rusisë Putin i dhuroi Mbretit Salman një fajkua, por gjatë këtij momenti u shënua një incident i vogël.
Gjatë momentit kur Putin po i prezantonte Mbretit Salman fajkoin e arktikut, i cili është një specie e rrallë, shpendi u duk mjaft i frikësuar duke tentuar vazhdimisht që të largohej prej duarve të njërit prej shoqëruesve të presidentit rus.
Fajkoi i arktikut është një specie në zhdukje dhe rritet kryesisht në skajin verior të globit, në gadishullin e Kamchatka-s. Fajkonjtë janë një shpend mjaft i vlerësuar në vendet arabe.
https://youtu.be/ucwm-LQdQOE