E Përditësuar-Ndërkohë që qeveria po përpiqet ta mbulojë dështimin e saj me ndryshimin e filozofisë të zgjerimit në Paris, ndërkohë që propagandistët e rilindjes janë sulur si Don Kishoti kundër mullinjve të erës, ndaj presidentit Makron, madje duke i përmendur edhe moshën e bashkëshortes, e vërteta e qëndrimit të tij është pak më ndryshe.
Presidenti Francez nuk e ka zhytur Edi Ramën, ai thjeshtë e ka shpëtuar atë nga turpërimi duke mos lejuar një ndarje të Maqedonisë nga Shqipëria.
Sipas Euronews që ka informata të dorës së parë nga bisedimet e zhvilluara brenda sallës së 28-shes: “Presidenti francez Emmanuel Macron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, shkruan Euronews i cili më pas thekson deklaratën e presidentit: “Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë dërrmuese që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por gjysma ishin kundër Shqipërisë”, mësohet të ketë thënë ai. Pra, Emmanuel Maceon e ka pranuar me gojën e tij se vendi ynë nuk u dogj nga Franca, por nga një shumicw vendesh anëtare. Ai e thotë këtë pa komplekse për Shqipërinë, ndërkohë që për Maqedoninë e pranon se shumica dërrmuese ishte që ti hapeshin negociatat./Lapsi.al